Me kostumin mbrojtës dhe një buzëqeshje nën maskë, Emanuela Braka ndihmon çdo ditë pacientët me Covid 19 në Infektiv.
Jeta e saj ndryshoi ditën kur Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje se i nevojitej staf e ajo pa u menduar dy herë aplikoi e më pas nisi punën.
Çdo ditë në orën 6:30 në mëngjes niset për në QSUT me një mendim te qartë ne kokë, te vijoj misionin që profesioni si infermiere i vendos mbi shpatulla.
‘’Mendova qe ne fillim se ky është momenti im dhe duhet ta kapja këtë moment nga ana profesionale sepse është diçka qe nuk përsëritet me asnjëherë ne jetë. Në fund te fundit kjo është detyra e një infermieri te jetë sa me human dhe e ndjeva përgjegjësi te ndihmoja njerëzit’’, shprehet ajo.
