Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rrëfimi i mjekut italian Alberto Kosta: Koronavirusi është si ruletë ruse, shpesh pyes veten: kush do të jetë plumbi tjetër?

18:52 / April 12, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alberto Kosta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ishte e lehtë të gjeje një personel në sektorin e shëndetësisë për të biseduar, momenti është shumë i vështirë për ta më shumë sesa për të tjerët. Vërtet në TV dhe në gazeta ne shohim nga ata çdo ditë e orë, por ne gazetarët e dimë ç’heqim për t’i gjetur të disponueshëm, pasi janë gjithmonë të ngarkuar dhe të zënë me punë, por edhe të heshtur dhe të pazbërthyeshëm në historitë dhe rrëfimet e tyre.
Që të marrësh një intervistë te ata duhet të jesh i kujdeshëm, t’u afrohesh me butësi dhe takt. Më ka ndodhur shpesh që intervista ka qenë gati për botim, por që është anuluar në momentet e fundit, pasi i intervistuari nuk ka dashur të publikohet. Kështu më ndodhi edhe me Alberto Kostën. Alberto, 53 vjeç, një entuziast i notit, është infermier nga ata që ndodhen në ballë të luftës kundër coronavirusit, pasi punon në një urgjencë të madhe në një nga zonat më të prekura. Ai më vë kusht që unë të mos e përmend spitalin për të cilin punon, por thjesht të shkruaj vetëm emrin dhe mbiemrin e tij.

Para 23 shkurtit, ditës në të cilën Italia zyrtarisht ra në humnerë, çfarë u tha midis jush si për këtë virus?

Ne e dinim se do të mbërrinte edhe në vendin tonë, ishte e paimagjinueshme të kufizohej virusi në Kinë. Por ne nuk kishim ide për seriozitetin ose përmasën e problemit. Nuk u nënvlerësua, iu kushtua vëmendje, por ishte e pamundur të parashikoheshin dimensionet katastrofike me të cilat ndodhi infeksioni.

A jeni i pajisur sa duhet në spitalin ku punon për të luftuar Covid19?

Absolutisht po, ne kemi të gjitha pajisjet mbrojtëse dhe respiratorët për të gjithë pacientët. Me një herë rritëm tre herë numrin e shtretërve të kujdesit intensiv, duke shndërruar zona të tjera të spitalit në njësi të këtij kujdesit intensiv, duke mbyllur përkohësisht njësitë dhe repartet e tjera.

Ju gjatë punës keni qenë gjithmonë dëshmitarë të vuajtjeve të të tjerëve. Si i përballoni gjithçka që shihni çdo ditë?

Unë mendoj se kjo është puna jonë që kemi zgjedhur. Pra jemi mësuar. Por këtë radhë është vërtet një situatë ndryshe. Kur dal nga spitali, kurr nuk flas për ditën time në shtëpi. Po të merrja këtë barrë të madhe, do të ngarkoja veten dhe familjen. Unë e di që disa kolegë në këto ditë nuk janë në gjendje ta përmbajnë plotësisht veten kur përfundojnë turnin dhe ata qajnë rrugës dhe fshehurazi në shtëpi. Mbani në mend se kjo po ndodh aktualisht në repartin tonë: pacienti rrin zgjuar, ne bisedojmë me të, ne i japim mundësinë që të lidhen me shtëpinë, pastaj i intubojmë ata, bien në gjumë dhe shpesh nuk zgjohen më.

A ka ndonjë që ju kujtohet veçanërisht në mesin e njerëzve që keni parë?

Një zotëri 58-vjeçar në gjendje shumë të rëndë. Ne bënim shaka me të, i premtuam se kur të dilnim, do të pinim së bashku ndonjë birrë. Fatkeqësisht nuk qe e mundur, ai vdiq pas disa ditësh. Një rast tjetër ishte kur një kolegut tonë iu desh të intubonte nënën e tij, të cilën e humbi gjatë ndërrimit të turnit.

Cila është gjëja më e vështirë për t’u duruar?

Dështimi për të shpëtuar njerëz të shumtë. Ti e di që do të bësh gjithçka që të mundësh për të ndihmuar ata që janë të sëmurë, por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. E njihni skenën e ruletës ruse në filmin “Gjuetari”? Gjithmonë mendoj se “Kush ka radhën për plumbin tjetër?” Shkalla e vdekshmërisë është e lartë, dhe pak a shumë e njëjtë në të gjitha departamentet e reaminacioneve.

A keni pasur ndonjëherë tundimin të shmangeshit nga kjo gjë?

Kurrë. Në fakt, kur kthehem në shtëpi në fund të ndërrimit, do të doja të kthehesha përsëri në spital për të ndihmuar pacientët dhe kolegët. Kjo është ndjenja e zakonshme midis nesh, jo vetëm e imja.

Si do ta përshkruanit gjendjen tuaj të tanishme psikologjike?

Për momentin ndihem mirë. Unë jetoj gjithçka, me shkëputjen më të vogël mendoj për jetën që vazhdon, përndryshe do të ishte e pamundur. Kur shkoj në shtëpi, edhe pse i lodhur, shkoj në lagje tëenjerëzit që kanë nevojë. I ndihmoj, natyrisht falas.

Njerëzit ju quajnë heronj. Ndihesh si hero?

Jo. Kjo është gjëja që më shqetëson më shumë. Para kësaj emergjence njerëzit na quanin si të privilegjuar, si të mirëpaguar. Ata nuk i dinin vështirësitë tona që nuk mund të organizojmë një fundjavë pushimesh, një darkë me miqtë, kur gjithë të tjerët po festojnë. Tani ata po e shohin dhe vlerësojnë punën tonë.
Ne gjithmonë kështu kemi punuar dhe do të punojmë gjithmonë, pavarësisht nga kjo që na ra këtë radhë. Për ne kjo s’është gjë e re. Unë kam kolegë fantastikë, duke filluar nga ata që vinin nga departamentet e tjera. Askush nuk u tërhoq kurrë, askush që tha “Unë nuk mund ta bëj këtë”, askush nuk ka thënë ndonjëherë “Unë nuk po vij nesër”. Jam krenar për atë që bëj, është puna që kam zgjedhur, kam 16 vjet që jam në kujdesin intensiv. Marrëveshja jonë kolektive skadoi 13 vjet më parë dhe ende nuk po rinovohet, por ne kemi heshtur edhe pse paga jonë nuk përputhet me ngarkesën ëe punës. Unë do të doja të kujtoja ate që e harrojnëtë gjithë, se ne jemi i vetmi vend, ose një nga të paktët, ku nëse sëmureni dhe jeni në spital, ju mjekoheni, dhe kur jeni shëruar dhe dilni që andej, askush nuk ju paraqet faturën. Një shtrim në spital mund të kushtojë 200,000 euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.