Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfimi i Piro Dhimës: Si e braktisa Shqipërinë me taksi, grekët ma sollën pasaportën në avion

14:14 / October 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
piro dhima 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Piro Dhima mbushi 50 vjeç më 13 tetor dhe media greke i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme datëlindjes jubilare të himarjotit. Në një rrëfim për të përditshmen “gazzetta.gr” shtangisti ka rrëfyer se si ka ikur nga Tirana me taksi drejt Athinës, pasaportën greke që ia dorëzuan në avion dhe lejen që mori nga Federata shqiptare për të garuar me flamurin grek. Piro Dhima ka kaluar gjysmën e jetës duke u stërvitur.

Ai kapërceu shumë pengesa për t’u bërë atleti që theu rekorde. Iu desh të sfidonte edhe vështirësi të mëdha në jetën personale sepse gjatë rrugës hasi shumë pengesa, lëndime, hidhërime dhe humbje. Sidoqoftë, ai kurrë nuk u dorëzua. Ai arriti të bëjë gjëra që 99% e atletëve në të gjitha sportet as nuk guxuan t’i ëndërrojnë.

Piro është atleti më i suksesshëm grek në histori me 4 medalje olimpike (3 ari, një bronz), 6 ari në kampionatin botëror dhe tri në Europian (gjithsej 26 medalje në tri evenimentet), si dhe disa rekorde botërore (vetëm tri në Atlanta në 1996).

Nga Tirana me taksi

“Hipa në një taksi për të ardhur nga Tirana në Athinë”, thotë Dhima. Udhëtimi i tij në Greqi më 7 shkurt 1991 ishte aventuresk.

Dhe kjo, sepse u nis në 1 të mëngjesit nga Tirana me një taksi për të mbërritur në Athinë pas afro 14 orësh. “Ishte shkurti i ’91-shit kur hipa në një taksi për të ardhur nga Tirana në Athinë.

Isha gati të fluturoja, por fluturimi u anulua. Mora një taksi për në Kakavijë dhe prej andej një taksi tjetër që Zguro kishte dërguar për të më çuar në Athinë.

Sigurisht, kisha qenë edhe më parë në Greqi, por më pas u vendosa në një studio të Nea Smyrnit. Kur erdhën prindërit e mi morëm apartamentin në Solonos, që në fakt ishte një gjysmë bodrum”, kujton Pirro Dhima.

Pasaporta në avion nga Mitsotaqis

“Pasaportën ma solli shoferi i Mitsotaqis”, shpjegon Dhima. Edhe pasi mbërriti në Greqi, derisa hipi në aeroplan për në Barcelonë nuk e dinte nëse do të ishte në gjendje të garonte për Greqinë. Kjo sepse ai e mori pasaportën në minutën e fundit.

Dhe ai moment i është ngulitur në kujtesë… “ Për të qenë në gjendje të garoja në Barcelonë, së pari më duhej të kualifikohesha. Federata e Shqipërisë më kishte dhënë leje për t’u transferuar në Greqi.

Unë shkova të konkurroja me një pasaportë diplomatike dhe mora kualifikimin, por nuk kisha pasaportën greke. E mora pasaportën greke në minutën e fundit, pak para se të hipja në avionin me të cilin do të udhëtoja drejt Barcelonës. Aty erdhi shoferi i Mitsotaqis dhe më dha dokumentin personalisht”, deklaroi Dhima.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.