Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrëfimi te Gjebrea/ “U nisa me skaf nga Vlora për në Itali”, gjesti drithërues i Mimozës për babain: Kam dashur ta ndihmoj…

18:19 / May 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ardit gjebrea
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Atëherë kur familja e saj ishin në skajet e mbijetesës, Mimoza rritej me përrallat plot fantazi të babait të saj Aliut. Në një kohë dhe vend tjetër ajo kërkon t’i plotësojë një dëshirë simbolike që ai s’ka pasur mundësi t’a arrijë.

mimoza

“25 vite që jeton në Itali, nënë e 3 fëmijëve, ka sjell një kostum për babain e saj. Unë vij nga një familje e varfër, ndihem akoma e varfër në shpirt edhe pse jam mirë. Aq sa mundem ndihmoj familjen time. Ai nuk ka pasur asnjë rast për të veshur një kostum, nuk kemi bërë asnjë gëzim, asnjë festë në familje. Për herë të parë në jetën e tij doja ta sillja këtu në emisionin tënd për t’i bërë këtë surprizë të bukur.  Shtëpia ka qenë e mbuluar me qese, çfarë binte jashtë hynte brenda, u rrita shumë shpejt edhe në mendime. Edhe ne ishim si gjithë të tjerët, por shumë të varfër. Nuk doja asgjë, vetëm një përshëndetje që nuk e merrja asnjëherë. Ata punonin të dy, por babai shlyente borxhet me paratë që fitonte. 22 vjeçe mendoja gjithmonë të ndihmoja babain, as të jetoja nuk doja dhe një mike e fëmijërisë më thotë: “Do të ikësh nga këtu?”. Kisha shumë besim sepse u rritëm bashkë dhe më tha të shkoja të punoja si kamariere, u nisa me skaf nga Vlora na hodhën në ujë, ishte edhe muaji janar, pas 2 ditësh shkuam tek një shtëpi, isha shumë e sëmurë dhe qëndrova e mbyllur në shtëpi. Edhe pse isha shumë e varfër jam rritur nga përrallat e babait. Gjatë dy javëve në Itali kuptova që nuk ishte vend për mua, vajzat dilnin natën, unë nuk isha kamariere. Aty më keqtrajtuan, më dhunuan dhe hidhem nga dritarja për t’u arratisur. Teksa më dhunoi një ditë më goditi fortë dhe rashë pa ndjenja, kur zgjohem isha në banjo dhe do më digjte me hekur në dorë aty u hodha nga dritarja. Më pas më morën kalimtarët dhe përfundova në spital. Në atë moment përfundoi gjithçka, denoncova dhe shpëtova. U njoha me bashkëshortin dhe lindën tre fëmijët e mi. Askush nuk e di historinë time, është hera e parë që e dëgjojnë. Të gjithë flasin fjalë jo të mira, prandaj vendosa ta rrëfej historinë time. Dua që familja ime ta mbajë kokën lart në çdo moment,” tregon Mimoza.

Gazetari i rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon në Elbasan për t’i dhënë mesazhin Aliut i cili hyn në studio me kostumin e blerë nga vajza e tij.

Mimoza: S’ka qenë asnjëherë kaq i bukur sa sot.

Kur gjërat e vogla bëjnë diferencën e madhe. Pavarësisht statusit shoqëror, çdo fëmijë e shikon prindin e tij me “kostum mbretëror”. Kjo e bën ende dhe sot fëmijërinë e Mimozës një kujtim të bukur e të paharruar. /tvklan.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë me BE, Rama ironizon nga Brukseli: Po si thanë, nuk ka më negociata?

22:21 / July 14, 2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026

Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë

20:51 / July 14, 2026

“Projekti në Zvërnec, krenari për Shqipërinë’, Rama nga Brukseli: Ligji për zonat e mbrojtura, ndër më të mirët

20:26 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.