Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rregjistrimi i pronave në jug, Kadastra shtyn afatin deri në gusht për ata që ndodhen jashtë vendit

17:03 / July 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jug
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjensia Shtetërore e Kadastrës bën me dije se procesi i rregjistrimit fillestar në Zonat Kadastrale të Jugut vijon me sukses në të tre zyrat e hapura nga Kadastra Shqiptare në Dhërmi, Himarë dhe Lukovë.

Qytetarët kanë kohë deri në momentin e fillimit të afishimit publik, të depozitojnë dokumentacion që ata mendojnë se mund të jetë i nevojshëm në përcaktimin e pronave të tyre.

Megjithatë duke qenë se disa prej pronarëve nuk ndodhen në Shqipëri është vendosur që në raste të vecanta të mundësohet shtyrja e këtyre afateve, deri në kthimin e këtyre qytetarëve për pushimet tradicionale gjatë muajit gusht.

Njoftimi

Të nderuar qytetarë,

Dëshirojmë t’ju informojmë se procesi i rregjistrimit fillestar në Zonat Kadastrale të Jugut vijon me sukses. Në të tre zyrat e hapura nga Kadastra Shqiptare në Dhërmi, Himarë dhe Lukovë, çdo ditë paraqiten qytetarë që dëshirojnë të informohen rreth dokumentacionit të nevojshëm, si edhe për t’u konsultuar për problematika të mbartura të pronave të tyre.

Nga ana tjetër, ekipet e Kadastrës çdo ditë vijojnë matjet në terren për çdo pasuri të veçantë toka, kullota, banesa, etj. Deri tani rezultojnë rreth 3400 pasuri të verifikuara dhe për të cilat është plotësuar dokumentacioni.

Meqenëse tashmë kemi krijuar një bazë të madhe të dhënash, të siguruar nga puna në terren, jemi në gjendje të planifikojmë me siguri hapat e mëtejshëm të këtij procesi.

Në lidhje me qytetarët, gjeja më e rëndësishme është data se deri kur ata mund të paraqesin dokumentacionin që zotërojnë lidhur me pronat e tyre.

Këtu në vijim, po paraqesim grafikun e fillimit të afishimit publik të materialit të hartuar nga ana jonë për konsultim publik për t’ju dhënë mundësi qytetarëve të shprehin ankesat e tyre rreth punës së bërë nga ana jonë.

Qytetarët kanë kohë deri në momentin e fillimit të afishimit publik, të depozitojnë dokumentacion që ata mendojnë se mund të jetë i nevojshëm në përcaktimin e pronave të tyre.

Në disa raste, gjatë kontakteve derë më derë në fshatrat e Bregut, qytetarë të ndryshëm kanë shprehur shqetësimin e tyre që, një pjesë e pronarëve momentalisht nuk gjenden në Shqipëri, pasi janë jashtë atdheut, kryesisht për arsye emigracioni. Në këto kushte, megjithë avancimin e punës tonë, kemi gjykuar që në raste të vecanta të mundësojmë shtyrjen e këtyre afateve, deri në kthimin e këtyre qytetarëve për pushimet tradicionale gjatë muajit gusht.

kadastra tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.