Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rregullat e reja për punësim në Gjermani, ambasadori Peter Zingraf flet nga Tirana: Ja çfarë ka ndodhur nga 1 Marsi

12:48 / March 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 1 mars ka hyrë në fuqi ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani, i cili i referohet forcave të kualifikuara të punës jashtë BE.

Aktualisht, në vend mungojnë më shumë se 1 milion vetë fuqi punëtore e kualifikuar. Për këtë arsye qeveria gjermane u hodh në veprim duke miratuar ligjin e ri për fuqinë punëtore të kualifikuar.

Këtu nuk hyjnë vetëm njerëzit që kanë përfunduar universitetin, por edhe ata me shkollim profesional, që ka zgjatur të paktën dy vjet dhe është i krahasueshëm me shkollimin gjerman. Çertifikatat apo diplomat duhet së pari të njihen në Gjermani.

Për më shumë lidhur me këtë çështje ka folur ambasadori Peter Zingraf.

Videomesazh i Ambasadorit Gjerman në Shqipëri, zotit Peter Zingraf, rreth Ligjit të ri të Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar dhe rreth mundësive për punësim në Gjermani.

Më 1 mars 2020 hyn në fuqi në Gjermani “Ligji për Imigrimin e Fuqisë Punëtore të Kualifikuar”.

Ai zgjeron mundësitë për një emigrim të fuqisë punëtore të kualifikuar nga e gjithë bota drejt Gjermanisë.

Çfarë do të ndryshojë?

Ekzistojnë mundësi të reja për punonjësit e kualifikuar për të marrë më shpejt vizën,nëse ata kanë një kualifikim profesional ose diplomë universiteti, e cila njihet në Gjermani.

Por, ashtu si deri më sot, mbetet i vlefshëm rregulli: Viza është e domosdoshme përpara largimit për në Gjermani.

Për të përfituar nga Ligji i ri për Fuqinë Punëtore është e rëndësishme: Fillimisht bëni njohjen e kualifikimeve dhe më pas aplikoni për vizë.

Diplomate huaja universitare dhe kualifikimet profesionale si rregull duhet të njihen fillimisht nga institucionet gjermane.

Si mund ta bëni këtë, kujt duhet t’i drejtoheni, këtë e gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane.

Në Shqipëri po shohim vitet e fundit një kërkesë të madhe për viza punësimi në Gjermani.

Rregullat e njohur, veçanërisht aksesi i lehtësuar në tregun e punës gjerman për punonjësit e pak ose aspak të kualifikuar, mbeten ende në fuqi.

Ne në Ambasadë po bëjmë më të mirën tonë për t‘u shërbyer sa më shpejt të jetë e mundur personave që kanë bërë tashmë një aplikim.

Por ne kemi për momentin një kohë pritjeje më të gjatë se një vit për aplikuesit shqiptarë pa kualifikim profesional ose diplomë universitare.

Më lejoni të theksoj në këtë kontekst se qëllimi ynë që prej tridhjetë vitesh është të përmirësojmë shanset dhe mundësitëkëtu në Shqipëri.

Për këtë kemi financuar që prej vitit 1988 projekte të bashkëpunimit për zhvillim në vlerën e mbi një miliard eurove.

Këtu e kam fjalën kryesisht për projekte të infrastrukturës si furnizimi me ujë të pijshëm por veçanërisht edhe për zhvillimin e turizmit, zhvillimin rural, mbështetjen e Startup-eve dhe arsimin dual profesional.

Prandaj informohuni edhe përperspektivat në Shqipëri, për shembull tek Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Tiranë dhe Shkodër!

Ambasadori gjermani Peter Zingraf
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.