Administrata shtetërore në varësi të pozicionit që mbajnë punonjësit do të vazhdojë punën nga shtëpia.
Në zyra lejohen që të qëndrojnë maksimumi 1 deri në 2 punonjës për turn. Në këtë mënyrë duhet që të organizojnë javën për ditët që do të shkojnë në zyrë.
Ata duhet t’i paraqesin detyrat e realizuara në përfundim të ditës me anë të një raporti ose një takimi virtual. Gjatë gjithë orarit zyrtar, punonjësit duhet të jenë online.
Vendimi vazhdon të qëndrojë në fuqi, pas rritjes së numrit të rasteve të të infektuarve dhe pas thirrjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për të punuar nga shtëpia, aty ku mundet.
