Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rregullorja e re/ Pavarësisht debateve, PS e PD konsensus për pagesat e bojkoteve

16:18 / February 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvend bojkot 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit prekin edhe fushën e bojkoteve parlamentare nga ana e grupimeve parlamentare.

Kjo çështje nuk u diskutua nga ana e deputetëve në Komisionin e Ligjeve, duke lënë të kuptohet se si maxhoranca, ashtu edhe opozita kanë rënë dakord për këtë nen.

Duke marrë për bazë praktikën e deritashme të bojkotit parlamentar nga grupime politike, si edhe për të mos rrezikuar djegien e mandateve të tyre, një ndër ndryshimet që është futur në Rregulloren e re të Kuvendit është edhe konsiderimi i bojkotit si veprimtari parlamentare. Konkretisht, në nenin 40 të Rregullores është parashikuar të shtohet edhe një fjali, e cila përcakton se: “Veprimtari parlamentare, në kuptim të kësaj Rregulloreje, përbën edhe mospjesëmarrja e deputetëve në seanca plenare apo komisionet parlamentare, e cila vjen si rezultat i qëndrimit dhe vendimmarrjes politike të grupit parlamentar me akt të dokumentuar”, raporton Panorama.

Në këtë mënyrë, çdo deputet, i cili bojkoton punimet e Kuvendit si rezultat i një vendimi politik të grupit ku ai bën pjesë, do të mund të marrë shpërblimet financiare për shkak se me ndryshimin e parashikuar, bojkoti quhet si veprimtari parlamentare. Mbeten për t’u parë nëse do të ketë diskutime nga ana e deputetëve gjatë shqyrtimit nen për nen për këtë çështje.

Deri më tani, të paktën tre kryetarët e fundit të Kuvendeve, Topalli, Meta e Ruçi, i kanë ndaluar shpërblimet financiare për ligjvënësit në rastet kur ata kanë bojkotuar veprimtarinë parlamentare si vendim politik, duke çuar deputetët përpara dyerve të gjykatave për të paditur Kuvendin e për të rifituar pagat e munguara.

Rregulloren e Kuvendit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protestën e ushqejnë shumë rrëke e lumenj të vegjël”, Curri: Po na vjen leku dhe ne po themi nuk e duam

23:00 / June 29, 2026

Një muaj protestë në shesh/ Bylykbashi: Ndjehet reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes

21:58 / June 29, 2026

Pakësohet gruri, fermerët ulin mbjelljet, çmimi dhe importet po godasin prodhimin vendas

21:00 / June 29, 2026

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

19:54 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.