Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja makabre e Jan Prengës, dosja i kalon SPAK

12:50 / February 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka vendosur ta kalojë dosjen e bujshme të pengmarrjes dhe vrasjes makabre të Janë Prengës në duart e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

49-vjeçari Prenga u mor peng më 17 janar, në Kamëz, dhe u torturua deri në vdekje nga autorët. Ndërkohë, policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të tij të pajetë, i cili dyshohet se është groposur në zonën e Shijakut.

Deri më tani, pesë persona janë arrestuar për rrëmbimin dhe vdekjen e 47 vjeçarit, i cili u rrëmbye pranë banesës së tij në zonën e Kamzës.

Në pranga kanë rënë shtetasit Leonard Hajri, 36 vjeç, (i dënuar më parë), babai i tij, Bajram Hajri, 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri, 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes me inicialet F.Xh. dhe shoku i tyre, Olsi Turja, 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Në kërkim është shpallur nga policia, vëllai i Leonardit, Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, prej ku u nxor trupi i pajetë i Prengës, që më pas u zhduk nga autorët.

Ndërkohë, policia ka identifikuar e shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, të dyshuar si autorë të pengmarrjes së 48-vjeçarit Jan Prenga.

Burime nga Policia thanë ditë më parë se bëhet fjalë për tre të rinj nga Shkodra, që dyshohet të jenë pjesë e “grupit të Dukagjinit”, shtetasit Aldo Majnishta, 26 vjeç, Ardian Doçaj, 32 vjeç, dhe Artan Doçaj, 36 vjeç.

Urdhri për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës u dha nga një burg në Ekuador, ku vuan dënimin shqiptari Dritan Rexhepaj, një personazh i rrezikshëm i botës së krimit, i lidhur me bandat kriminale në Britani e Shqipëri, dhe që cilësohej si “truri” i skenarit të këtij krimi.

E gjithë ngjarja makabre ndodhi, për shkak se vëllai i Jan Prengës nuk kishte dorëzuar një sasi prej 300 kg kokainë kolumbiane te grupet kriminale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.