Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëqeth bashkëshortja e Eri Zefit: E preu në besë për para, ai nuk është burrë

17:09 / October 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zefigruaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia shpalli në kërkim Mikel Aliajn duke e akuzuar se ai çoi Eri Zefin drejt ekzekutorit.

Pas këtij lajmi, mësohet se familja e Aliajt është ngujuar. Në anën tjetër, bashkëshortja e të ndjerit e cila po rrit e vetme djalin 5 muajsh, shprehet se nuk mund ta besojë se e shiti pikërisht miku më i ngushtë.

“Jam shumë e traumatizuar. Nuk mund ta imagjinoj se si ndodhin në Shqipëri të tilla gjëra. Më mungojnë fjalët. E ka prerë në besë për para”, shprehet Nazli Zefi. Ajo tregon se bashkëshorti kishte frikë nga gjakmarrja dhe për këtë arsye ruhej.

“Burri im kishte boll frikë për gjakmarrje, çdo natë binte të flinte me mendime dhe me lot në sy. Ama, me e dërgu burrin tim deri atje në kanal ku nuk ka asnjë njeri dhe me ma humb, kjo nuk është gjakmarrje. Ai që ka bo gjakshkelurin, nuk është burrë.

Kunati im, Ndue Zefi, e ka vrarë Martin Ndrecën para njerëzve dhe është dorëzu në Polici duke pranu vrasjen. Kur ka ndodhur konflikti mes Ndue Zefit dhe Martin Ndrecës, Martini e ka marrë burrin tim në telefon, sepse kanë qenë shokë. Por ne ishim në gjumë dhe asnjëri nuk e ka dëgju telefonin. Kur burri mori vesh çfarë kishte bërë i vëllai, u tërbua. Nuk iu besonte se kjo mund të ndodhte mes shokëve.

Çdo natë më thoshte: ‘Është gjynah që Nduja ndodhet në burg dhe s’mundet me pa fëmijët e vet, por ma gjynah se Martini nuk ka. Martini s’mundet më kurrë me i marrë fëmijët e tij në krahë, s’ka më keq’. Atë dhimbje që ka pas familja e Martinit atëherë, atë dhimbje kemi ne tani, sidomos unë me djalin 5-muajsh”, thotë e pikëlluar shtetasja turke.

Përveç fenomenit të gjakmarrjes që Nazli nuk arrin ta kuptojë, se si çdo vit merr jetë të pafajshme, tani ajo duhet të përpiqet të kuptojë deri ku arrin pabesia e njeriut, për më tepër e shokut. Ajo kërkon vetëm dy gjëra: “Të vihet drejtësi për burrin tim dhe t’i jepet fund gjakmarrjes duke vrarë njerëz të pafajshëm”.

Eri Zefi Mikel Aliajn
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dua një drejtësi që nuk duket majtas as djathtas/Rama për BBC: Protestat shenjë e demokracisë, reforma në drejtësi kontribut historik i PS-së

11:52 / July 4, 2026

Policia e Shtetit nderon Dëshmorin Enea Mekolli, familjes i dorëzohet medalja e mirënjohjes dhe ndihma financiare

11:23 / July 4, 2026

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari që qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe radio të ngjashme me Policinë

11:14 / July 4, 2026

Po për pasojat e “revolucionit” antishtet në drejtësi, kush do negociojë?

10:49 / July 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.