Rrëshqitje dheu në fshatin Mushqet të njësisë administrative Krrabë pranë autostradës Tiranë-Elbasan, në afërsi të tunelit.
Rrëshqitja masive e dheut dhe gurëve ka goditur edhe barrierat anësore të autostradës Tiranë- Elbasan duke i dëmtuar.
Përdoruesit e kësaj rruge në afërsi të tunelit, me një distance 150 metra duhet të jenë të kujdesshëm në kalimin e këtij segmenti pasi gurët mund të bien nga çasti në çast.
