Ministrja e Energjisë dhe Industrisë, Belinda Balluku bën të ditur se deri tani nga fluturimet humanitare janë rikthyer në vend 401 qytetarë nga Itala, Kroacia dhe Gjermania.
Ndërkohë pritet që fluturimet e radhës të jenë me Gjenevën dhe Lionit, ndërkohë që bvëri të ditur që qytetarët nuk duhet të kontaktojnë më ambasadat pasi ky proces do të përfundojë.
Aktualisht kanë ardhur nga Italia 113 qytetarë, nga Kroacia 161 dhe nga Gjermania 127 persona të riatdhesuar. Nga Gjeneva pritet të kthehen 131 pasagjerë dhe pak a shumë i njëjti numër dhe nga Lioni i Francës.
Ministrja tha se prioritet janë studentët dhe bëhet fjalë për persona që janë banues në Shqipëri por që në momentet e mbylljes së kufijve janë gjendur në qytete evropiane dhe nuk kanë një vend ku të qëndrojnë.
