Qeveria miratoi një shtesë në vendimin e Këshillit të Ministrave për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallate), në bashkitë Tiranë dhe Kurbin.
Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, në bazë të aktit normativ të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, me propozim të zv.kryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave, vendosi “përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 592 639 074 lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, në bashkitë Tiranë dhe Kurbin.
Vendimi detajon se, Bashkisë Tiranë i transferohet fondi, në masën 387 370 974 lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar dhe Bashkisë Kurbin i transferohet fondi, në masën 205 268 100 lekë, pa TVSH.
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Kurbin e Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
