Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Rrethohet” nga ushtarakët banesa e Zarife Hasanaj

14:57 / May 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3q
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas lajmit se efektivja Zarife Hasanaj humbi jetën në Letoni si pasojë e shpërthimit të një mine, në banesën e saj ka patur prezencë të forcave ushtarake. Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, familjet e 3 efektivëve u njoftuan personalisht nga përfaqësues të FA, të cilët i vizituan pak minuta pasi u raportua ngjarja në Letoni.

Ajo, bashkë me të tjerë ushtarakë shqiptarë, ndodheshin në Letoni në kuadër të grup-batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s. Kontigjenti aktual, ishte nisur në Letoni më 1 janar të këtij viti, me një mision gjashtë mujor dhe ishin vendosur në bazën Camp Adazi.

Në qershor, ushtarakët shqiptarë, pjesë e të cilëve edhe Zarifja, do të ktheheshin në atdhe. Por 32 vjeçarja, mbeti e përfshirë rreth orës 9 të mëngjesit të së hënës, ora 10.10 sipas orës lokale, në një shpërthim të disa municioneve të paplasura.

Ngjarja, sipas ministrisë shqiptare të mbrojtjes, ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e natos ku edhe ishte zhvilluar një stërvitje e përbashkët. Shpërthimit, nuk ka mundur t’i shpëtojë nëntetarja Zarife Muharrem Hasanaj, ndërsa kanë mbetur të plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolle Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj. Këta dy të fundit, janë nën kujdesin e mjekëve në bazën letoneze.

Zarife Hasanaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.