Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrezik përmbytjesh nga rreshjet intensive/ Ministria e Infrastrukturës në gatishmëri, ja çfarë pritet ditët në vijim

09:44 / November 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moti i keq, me reshje të dendura shiu, do të jetë prezent në vend edhe gjatë tre ditëve e në vijim.

Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, priten më shumë se 90 mm/ 24 orë, ndërsa rritet edhe rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin.

Ministria ka njoftuar se janë vendosur në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat që mund të krijohen.

Njoftimi i plotë i MIE:

MIE dhe institucionet e varësisë në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat që mund të krijohen nga moti i keq i 3 ditëve të ardhshme

Nisur nga raportet e Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, të cilat flasin për një mot shumë të vështirë, me reshje të dendura, erë të fortë dhe rreziqe për përmbytje në tre ditët në vijim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucionet e saj të varësisë kanë kaluar në gjendje gadishmërie të plotë.

Sipas parashikimeve priten reshje shumë intensive (më shumë se 90 mm/ 24 orë) në pothuajse të gjithë territorin, gjatë natës së të mërkurës dhe gjithë ditën e enjte. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Ditën e premte, datë 8 nëntor, pritet një rënie e intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin, të cilat do të arrijnë nivelin 45-90 mm/24 orë, ndërsa ditën e shtunë datë 9 nëntor priten reshje të dobëta në të gjithë vendin 15mm/24 orë.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së mërkurë për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve do të rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin.

Në këto kushte të gjitha institucionet e varësisë së MIE janë duke marrë masat e duhura për të siguruar shërbimet bazë ndaj qytetarëve si dhe për t’u ardhur atyre në ndihmë në çdo rast që do të kenë nevojë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, së bashku me kompanitë kontraktore të mirëmbatjtes së rrugëve po monitoron pa ndërprerje situatën, për të ndërhyrë në çdo rast të bllokimit të mundshëm të rrugëve, si nga vërshimi i ujit, ashtu edhe nga rënia e inerteve në rrugë.

Ndërkohë që institucionet e sistemit energjetik, OST, OSHEE dhe KESH janë vënë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që do të ketë stakime apo dëmtime të linjave të furnizimit me energji elektrike.

Në gadishmëri janë edhe Aviacioni Civil si dhe Portet detare të vendit, të cilat që gjatë ditës së sotme janë përballur me situata të vështira, për shkak të detit të trazuar dhe me shumë ballë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë fton qytetarët që për çdo rast rreziku apo vështirësie të njoftojnë përmes numrit unik të emergjencave 112, si dhe numrave përkatës të strukturat tona:

OSHEE 04 227 41 41

ARRSH 067 39 82 866

DPSHTRR 068 80 15 833

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

10:49 / August 7, 2026

U arrestua pas 30 vitesh në arrati vrasësi i vëllezërve në Patos dhe një vajze në Belgjikë, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën

10:21 / August 6, 2026

Grabitet argjendaria në Paskuqan, autorët largohen me motor

15:30 / August 5, 2026

Aksident me pasojë vdekje në aksin Korçë-Maliq/ Përplasen dy makina, ndërron jetë shoferi, plagosen tre persona të tjerë

08:19 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.