Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rreziku nga materialet e hakerave: Si mund t’ju vjedhin të dhënat e telefonit apo kompjuterit vetëm duke…!

20:25 / October 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hakeri 780x470 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fundivitin e 2021 në telefonat celularë të shqiptarëve në kohë rekord filloi të shpërndahet lista e pagave.

Kurioziteti bëri që të gjithë ata që kishin një telefon celularë smart, apo një kompjuter të shkarkonin dokumentin në formatin e exelit me qëllimin e vetëm që të zbulonin pagat e të tjerëve.

E njëjta gjë ndodhi edhe me listën e targave të automojeteve, numrave telefonik apo dhe dokumenteve zyrtare. Sa herë që grupet e hakerave iranianë ushqenin shqiptarë me informacione apo dokumente qeveritare, aq herë shqiptarët i kanë shkarkuar këto të dhënat në telefonat e tyre duke ia dërguar njërit-tjetrit.

Ekspertët e IT thonë se shkarkimi dhe përhapja e dokumenteve të tilla që kanë si burim hakerat janë mënyra më e mirë që ata të përhapin virusin në çdo kompjuter apo telefon. Vetëm pak ditë më parë hakerat shpërndanë nga rrjeti telegram një listë me 105 mijë emra të personave të skeduar nga policia. Formati i listës ishte PDF i përgatitur nga vetë hakerat.
“PDF si format akrobati të jep mundësinë që në brendësi të filet t’i mund të vendosësh pjesë të kodit keqbërëse ati që njihen so viruse. Që do të thotë se mundësia teknike ekziston sidomos në momentin kur këto të dhëna vijnë nga burime tashmë të njohura me aftësinë për krijimin e të tilla viruseve dhe shpërndarjen e tyre, sigurisht që dihet të jemi shumë herë më të kujdesshëm.”- tha Erion Demiri për Top Channel.

A është e mundur se sa herë ne shkarkojmë një dokument nga ata që janë publikuar nga hakerat iraniane të marim një virus në telefon apo kompjuter?

“Po,në varësi të kodit dhe aftësive që janë vendosur këtij virusi në momentin e hapjes së dokumenti  nëse ka në brendësi te dokumentit një virus të tillë ky virus do të aktivizohet  në pajisjen ku po hapet.”- tha Erion Demiri.

Çfarë do të ndodhi nëse telefoni im do të infektohet? A do të thotë që ata kanë në kontroll pajisjen time?

“Sigurisht pajisja mund të bjerë nën kontrollon e personit që ka krijuar virusin.”- Erion Demiri.

Dhe deri ku mund të kontrollojnë ata telefonin tim?

“Për të bërë telefonata ne mund ta dallojmë. Por për të marrë, fotot,videot, kontaktet dhe për të infektuar një telefon tjetër ne nuk e dallojmë kurrë.”- tha Demiri.

Për të parandaluar shpërndarjen e viruseve që u jep të drejtën personave dashakeqës të kontrollojnë jeton tonë, ne duhet të bëjmë vetëm diçka, të mos shkarkojmë dokumenetat apo fotot që si burim nga grupin “Homelandjustic”.

hacker tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.