Dy pemë shekullore janë rrëzuar përtokë në qytetin e Fierit. Si pasojë janë dëmtuar disa makina që kanë qenë të parkuara poshtë tyre.
Sipas informacioneve, rruga nacionale Fier-Vlorë është bllokuar, ndërkohë që 3 makina që kanë qenë poshtë lisit, janë dëmtuar. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mendohet se janë dy lisa që janë rrëzuar pasi ka rënë i pari, ka rënë edhe tjetri, duke krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve.Shirat e shumta që kanë rënë kohët e fundit në vendin tonë kanë bërë që pemët të humbin forcën e tyre duke rënë përtokë.
