Një futbollist ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Mediat argjentinase raportojnë se Ezeguel Esperon, është rrëzuar nga tarraca e katit të gjashtë të një pallati teksa po argëtohej me miqtë e tij.
Mesfushori ishte mbështetur në një kangjellë, e cila nuk ishte fiksuar siç duhej, dhe për pasojë Esperoni ka rënë nga kati i gjashtë.Esperon, 23-vjeçar ishte në fillimet e karrierës së tij dhe kishte shumë ëndrra të cilat i la përgjysmë.
23-vjeçari e nis karrierën me klubin All Boys nga Buenos Aires, dhe më pas u zhvendos tek klubi brazilian, Sport Club Internacional.

