Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e sekuestrimit të vilave.
Mësohet se sot janë rrëzuar kërkesat e partneres dhe ish-bashkëshortes së Ahmetajt, për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë.
Gjykata e Posaçme firmosi urdhër-arrestin për ish-zv/kryeministrin, i cili ndodhet jashtë vendit, sipas konfirmimit edhe të avokatëve të tij.
