Një 69-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Himarë, pasi është rrëzuar aksidentalisht në një zonë malore.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P.G., i cili u rrëzua në një zonë malore teksa po shkonte për në stanin e tij. Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vend.
Himarë/Informacion paraprak:
Sot, në fshatin Bolenë, në një zonë malore, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij, shtetasi P. G., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
