Rritet në 2,619 numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter.
1,651 viktima janë regjistruar në Turqi, kurse autoritetet siriane kanë njoftuar se atje janë 538 të vdekur e 430 pritet të konfirmohen në zonat e Sirisë që nuk i kontrollon qeveria.
Në anën tjetër, ekspertët parashikojnë që numri i të vdekurve mund të shkojë deri në 10 mijë.
Ekipet e shumta të shpëtimit janë në terren, duke tentuar të shpëtojnë të mbijetuarit që kanë mbetur nën rrënoja.