Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rritet importi i frutave dhe bananeve nga Ekuadori, “rikthehet” Kolumbia

08:25 / September 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bananaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Importet e frutave dhe arrave të ngrënshme (ku një pjesë të rëndësishme e zënë bananet) nga vendet e Amerikës Latine kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit.

Kjo tendencë është përforcuar dhe në 7 muajt e parë të këtij viti.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se Ekuadori është bërë për herë të parë partneri kryesor tregtar i Shqipërisë për kapitullin e “frutat dhe arrat e ngrënshme” në 7 mujorin e parë të 2021, duke ia kaluar Greqisë, që tradicionalisht ishte shteti nga ku ne importonim më shumë këto produkte.

Në krahasim me vitin 2015, importet e këtij kapitulli nga Ekuadori janë dyfishuar, duke arritur në 1.6 miliardë lekë për janar-korrik 2021, ose 38% të totalit (në 2015-n, kjo peshë ishte 23%). Të dhënat e tjera nga Comtrade, që i referohen vitit 2020 tregojnë se pjesa më e madhe e kapitullit të “Fruta e arra të lëngshme” përbëhet nga bananet.

Frutat dhe arrat e ngrënshme përbënin 84% të importeve nga Ekuadori. Produkti i dytë janë “Peshku dhe kafshët guackore të nënujshme”, me 13% të totalit.

imp
Burimi: INSTAT

Kolumbia është një tjetër shtet, nga i cili janë rritur ndjeshëm importet në vitet e fundit, që nga 2016. Në krahasim me vitin 2015, importet në total nga ky shtet i Amerikës Latine janë rritur me 38 herë, duke arritur në 1.7 miliardë lekë për 7 mujorin 2021, sipas statistikave të publikuara nga INSTAT.

Ndryshe nga Ekuadori, ku tregtia është përqendruar te bananet e frutat, me Kolumbinë produktet kanë ndryshuar më shpesh. Fillimisht ishin bananet që gjetën rrugën drejt tregut vendas, me importet e tyre që u pesëfishuan nga 2015-a në 2017-n. Nga 2018-a, (që përkon me kapjen e ngarkesës më të madhe me drogë deri tani prej 613 kg në shkurt të atij viti në Portin e Durrësit), tregtia u zhvendos drejt lëndëve djegëse minerale e vajrave (në Maltë u kapën disa herë palete ku brenda ishte fshehur drogë me destinacion nga Kolumbia drejt Shqipërisë).

imp1
Burimi: INSTAT

Pas një rënieje të fortë në 2020-n, produktet që vijnë nga Kolumbia kanë shënuar një rritje të ndjeshme sërish në 7 mujorin e këtij viti, duke u trefishuar në raport me vitin e mëparshëm. Sërish dominojnë lëndët djegëse, ndërsa një element i ri që po importohet këto muaj janë produktet kimike./ Revista Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026

Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

11:27 / October 2, 2026

“Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit”/ Arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK, Rama për median gjermane: Që nga 1912, asnjë ministër…

11:22 / October 2, 2026

Banorët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, protestojnë para Kuvendit! Komisioni i Ligjeve diskuton pr.ligjin për ‘Territorialen’ 

11:19 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.