Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rritet mbështetja e BE-së për krijimin e gjykatës speciale

23:37 / January 27, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ursula 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një numër ministrash të Drejtësisë të BE-së, kanë mbështetur sot vendimin e një gjykate speciale ndërkombëtare për të ndjekur penalisht Rusinë për krimet kundër Ukrainës dhe për të paditur presidentin rus, Vladimir Putin.

“Duhet të ekzistojë një gjykatë speciale për t’u siguruar që Rusia të mbajë përgjegjësi për krimet e dyshuara në Ukrainë”, tha ministri i Drejtësisë i Luksemburgut, Sam Tanson në një takim të homologëve të tij të BE-së, në Stokholm.

Rusia nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë. Për të shmangur këtë, Komisioni Evropian paraqiti në nëntor dy opsione për ta vendosur Moskën përballë përgjegjësisë.

E para ishte krijimi i një gjykate speciale ndërkombëtare. E dyta ishte krijimi i një gjykate speciale të bazuar në ligjin kombëtar dhe të pajisur me gjyqtarë ndërkombëtarë.

E ashtuquajtura ‘gjykata hibride’ ka marrë mbështetjen e Gjermanisë. Më herët në janar, gjatë një vizite në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock sugjeroi përdorimin e ligjit ukrainas për ngritjen e kësaj gjykate.

Megjithatë, Baerbock tha se mund të mos jetë e mundur të paditen menjëherë Putini dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke pasur parasysh imunitetin e tyre të veçantë gjatë kohës që janë në detyrë.

BE Gjykata Speciale mbeshtetja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.