Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.5 për qind duke e çuar në 1 për qind. Kjo pritet të shtrenjtojë kreditë në lekë në Shqipëri dhe me gjasë do të rrisë edhe këstet e kredive për ata që kanë normë interesi të ndryshueshme.
Kjo ndodhi pasi Banka e Shqipërisë parashikon çmime të larta gjatë dy viteve të ardhshme në Shqipëri duke bërë që treguesit e inflacionit të jenë mbi pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë parashikon çmime të larta gjatë dy viteve të ardhshme në Shqipëri duke bërë që treguesit e inflacionit të jenë mbi pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.
Sejko tha se ndikimin kryesor në rritjen e inflacionit e kanë patur çmimet e ushqimeve. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se pavarësisht situatës së krijuar në tregjet e huaja, ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë periudhës në vijim.
Guvernatori tha se rritja e çmimeve në vend është ndikuar kryesisht për shkak të pasigurisë në tregje si pasojë e luftës në Ukrainë.
Gjatë fjalës së tij, Sejkoi iu referua edhe treguesve të lartë të inflacionit për janarin dhe shkurtin duke theksuar se pritet që çmimet të jenë edhe më të shtrenjta gjatë marsit.
