Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, Belgjika kërkon ndihmë nga Gjermania

17:20 / April 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blegjika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë së Belgjikës  po përballet me valën e tretë e rasteve me Covid-19, e cila ka sjellë një ngarkesë të madhe në spitale. Njësitë e kujdesit intensiv po luftojnë për të përballuar valën e infeksioneve nga coronavirusi, prandaj i ka kërkuar ndihmë Gjermanisë për trajtimin e pacientëve, sipas një zyrtari belg të Shëndetësisë, shkruan Reuters.

COVID-19 e ka detyruar Belgjikën të lëvizë disa pacientë të sëmurë rëndë në Gjermaninë fqinje. Operatori i helikopterit transporton çdo të sëmurë nga COVID brenda një qese plastike gjigande transparente të lidhur me pajisjet mjekësore. Shumica e pacientëve të transferuar janë të intubuar dhe në ventilator.

Belgjika kishte ndër numrat më të lartë të vdekjeve për frymë nga vala e parë e koronavirusit në mars-prill dhe tani ka numrin më të lartë të Evropës për frymë të infeksioneve të reja të konfirmuara, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Olivier Pirotte, koordinator i operacioneve për Heliporte Medical Center , tha që transporti ajror ishte i nevojshëm për të minimizuar kohën e udhëtimit për pacientët.

Një udhëtim i tillë si në qytetin gjerman të Muenster do të zgjasë të paktën tre orë me rrugë, por mund të bëhet deri në tre herë më shpejt nga ajri, dhe me më pak goditje te pacienti si nga gunga e rrugës.

Martin Kotthaus, ambasadori i Gjermanisë në Belgjikë, tha se ishte ngritur një mekanizëm për të lejuar pacientët belg të transferoheshin në spitalet në shtetin gjerman Rhine-Westfalen, ku ka më shumë kapacitete rezervë.

“Në valën e parë, Gjermania kishte më shumë se 230 pacientë nga Italia, Franca dhe Hollanda. Tani ne po i japim ndihmën tonë Belgjikës. Por në të ardhmen, mund të jenë gjermanët ata që do të duhet të vijnë në Belgjikë,“- tha Martin.

COVID-19 Gjermania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.