Të paktën 39 persona raportohet të kenë vdekur dhe mbi 100 janë plagosur, pasi raketat ruse goditën një stacion hekurudhor në Ukrainën lindore. Mes viktimave kishte gra edhe fëmijë.
Sipas autoriteteve ukrainase, dyshohet se stacioni hekurudhor ishte shënjestruar qëllimisht.
Një mesazh i shkruar në rusisht në anën e raketës përforcuese të raketës, duket se lexonte: “Për fëmijët”.
Sulmi erdhi pasi Presidenti Zelensky paralajmëroi se së shpejti do të zbuloheshin mizoritë e tjera nga forcat ruse në Ukrainë.
Zelensky reagoi në lidhje me sulmin rus. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Zelensky shkruan se Rusia po shkatërron në mënyrë cinike popullin ukrainas, pasi nuk ka guxim e as forcë të përballet me ushtrinë ukrainase në fushën e betejës.
