Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rritet pastrimi i parave në Shqipëri, identifikohen 1260 raste të dyshimta

15:59 / October 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lek para
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë tetë mujorit të këtij viti pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit për Pastrimin e Parasë janë raportuar 1.260 raste të dyshimta për pastrim parash ose 325 raste më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas të dhënave që “Vizion Plus” ka siguruar nga Drejtoria e Parandalimit për Pastrimin e Parasë, 35% e raportimeve janë bërë nga sistemi bankar.

Ligji detyron bankat që të aktivizojnë mekanizmin e raportimit dhe verifikimit të mëtejshëm për çdo derdhje cash mbi 1 milion lekë, qoftë kjo e justifikuar me dokumentacionin përkatës apo jo.

Por kur diskutimi për amnistinë fiskale vazhdon dhe arsyeja kryesore pse ajo kundërshtohet është rreziku i pastrimit të parasë, nga Banka e Shqipërisë kërkohet që ligji dhe rregullorja finale e zbatimit të nismës të mos kundërshtojë ligjin që kemi në fuqi për pastrimin e parasë.

“Nëse draftligji i amnistisë fiskale do të përmbledhë të gjitha kërkesat që kanë pasur qoftë bankat e nivelit të dytë, qoftë institucione ndërkombëtare, sigurisht që do të jetë me mjaft efekt sepse do të japë një dorë në formalizimin e ekonomisë shqiptare, por edhe në përtëritjen e kësaj gjendjeje ku jemi sot. Nëse do të ketë shuma që do të vijnë përmes sistemit bankar, do të jenë të verifikuara nga bankat që kanë qenë. Roli i bankës tek ne në këtë rast është i dorës së dytë sepse vlerësimi i parë për futjen e parasë në bankë, kërkesa për burimin e tyre ka ardhur nga banka ku janë. Kufiri është i vendosur në ligj kështu që për aq kohë sa dy ligjet nuk bien ndesh me njëri-tjetrin, sigurisht që kufiri do të mbetet. Rregulloret më pas janë një tjetër histori që mund të lehtësojnë amnistinë fiskale, por nuk do të prekin edhe qëndrueshmërinë e këtyre parashikimeve për parandalimin e pastrimit të parave”, thotë Denis Dëralla, drejtor I Departamentit të Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë.

Por cilat raste përbëjnë dyshim për pastrim parash për bankat?

“Rastet e dyshimta janë rastet kur kemi shuma të mëdha të lëvruara pa asnjë justifikim apo shuma të vogla që lëvrohen herë pas here rutinë, por që nuk kanë burimin e të ardhurave apo edhe justifikimin e aktivitetit. Ka forma të tjera që janë të parashikuara nga ligji si PEP ose persona të tjerë që janë të identifikuar si kriminelë potencialë ose me të shkuar kriminale. Në momentin e parë bllokohet transaksioni, bllokohen llogaritë e individit apo kompanisë së dyshuar bëhet njoftimi në DPPP dhe pritet më pas prej tyre vlerësimi apo aktiviteti i mëtejshëm. Janë para që vijnë nga burime kriminale, burime që në vendet e tyre përkatëse bëjnë evazion fiskal. Qarkullimi i shpeshtë i shumave të parave pa burimin e deklarimit konsiderohet si një moment i dyshimtë dhe verifikohet nga DPPP”, deklaron Dëralla.
Nga totali i rasteve të referuara si të dyshuara për pastrim parash për këtë vit, 136 prej tyre janë kaluar në polici e prokurori për hetime të mëtejshme, ndërsa nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit janë nxjerrë dy urdhra bllokimi të përkohshëm me vlerë 175 mijë euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluturoi për disa orë rreth orbitës së Tokës, raketa Starship e nisur nga Teksasi ulet në Oqeanin Paqësor

20:20 / September 28, 2026

“Jam Balla”/ E njëjta skemë mashtrimi, ‘viktima’ të ndryshme. Rastet kur biznesmenëve në Shqipëri u janë zhvatur mijëra euro përmes ‘hiles’

15:45 / September 28, 2026

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

15:41 / September 28, 2026

Ethet e Nilit në Maqedoninë e Veriut, shkon në dhjetë numri i viktimave

15:38 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.