Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rritja e çmimeve, replika në Kuvend mes Ballës e Spahos

11:22 / March 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 1bc0d898c2a588ba9036f0e80fc562dc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë munguar debatet e forta dhe replikat mes deputetëve. Kështu, rritja e çmimeve ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka shkaktuar replika mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taluant Ballës dhe deputetit Edmond Spaho.

Taulant Balla u shpreh se nuk duhet të flasin për çmimin e naftës, ku ndërkohë në kohën e qeverisjes së demokratëve ka qenë më e lartë. Ai vijoi më tej duke theksuar se është turp që opozita përdor krizën në Evropë për interesa të saja.

Nga ana tjetër, deputeti Spaho u kundërpërgjigj duke thënë se qytetarët janë duke vuajtur dhe se furnizuesit e naftës po abuzojnë me çmimet në ngritje.

Balla: Për çështje çmimesh me non gratat është e pamundur të bëjmë debat sepse keni prej ditës së parë që keni hedhur gurin, por s’keni fshehur as dorën. Lidhur me atë që u tha këtu dhe që s’ka asnjë dyshim që ne duam në çdo moment të bëjmë debat, por atë pikë së pari duhet ta bëjmë me atë që preken me pasojat e luftës dhe që janë qytetarët e thjesht të këtij vendi. Kryeministri është në takim me qytetarët që janë prekur për së drejti me këtë. Sa për Saliun tuaj që nuk e din se sa është çmimi i naftës sepse se ka paguar nga xhepi i tij, ju lutem na kurseni pisllëkun që po bëni në këtë sallë. Në nenin e rregullores, duhet ta dish fare mirë që kur prezantohet kërkesa nga disa deputetë, deputetët mbështetës çohen në këmbë dhe shoqërojnë deputetin. Por ti nuk i kish dhe ata që të kanë dhënë firmën. Në këtë aspekt, që në atë formal kërkesa juaj ka rënë. Do ju lutesha që çështja e çmimeve ka prekur Evropën dhe botën. Është armë politike që Rusia po përdor çmimet duke përdorur eksportet. Turpi më i madh është që nuk ka një vend të dytë në Evropë që opozita të përdorë këtë moment kaq kritik për Evropën, për hesape politike. Shkoni në protestë, ngarkoni autobusat për të sjellë mbetjet e non gratave për t’iu bashkuar protestave. Por për sa kohë që Sali Berisha ti bëjë jehoni protestave që organizoni, mbajeni me shëndet sepse parlamenti është i angazhuar të merret me rendet e ditës.

Spaho: Zv. kryeministri tha po gënjen, Taluant Balla m’u drejtua me emër, më kalon të replikoj me të. Mos u merr me bravën sepse ka vdek bravaxhiu. Më thatë gënjej për çmimin për 2010. Është kohë e largët, por në nëntor e dinë që ka qenë 180 lekë çmimi. Pra 450 lekë më shumë fitojnë furnizuesit e naftës, kjo është detyrë e qeverisë mos ti lejojë të rrjepin qytetarët. Së treti, mos të flasim për pandeminë, mijëra të vdekur. Shkoni ndërroni popullin nëse ju vjen turp për këtë popull i cilit i ka vajtur në thikë nga sjellja juaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Tabaku për lejen e ndërtimit te parku Tajvan/ Pa garë, pa konkurs e pa procedurë

20:39 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026

Agron Malaj në Kuvend: Banorët e Klosit, Xibrit dhe Martaneshit kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre

19:51 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.