Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rritja e çmimit të naftës i shton çdo shoferi rreth 5200 lekë shpenzime në muaj

19:56 / March 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nafta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në të gjithë territorin e Republikës gjatë vitit 2020 qarkullonin 628 mijë mjete rrugore, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Nga një përllogaritje që ka bërë “Scan Intelligence Unit”, rezulton se çdo automjet në vend konsumon mesatarisht rreth 1033 litra karburant në vit, ose 2.83 litra në ditë. Ndërkohë, çmimi mesatar i një litri naftë apo benzinë gjatë vitit të kaluar fiksohet në rreth 170 letë për litër, që përkthehet në rreth 481 lekë konsum mesatar ditor për çdo shofer. Me rritjen e çmimit të naftës në 230 lekë për litër, ky konsum mesatar ditor ngjitet në 651 lekë, pra në rritje me 170 lekë në ditë.

Por, si përkthehet kjo rritje ditore e konsumit? 170 lekë në ditë shtesë për cdo shofer është e barabartë me rreth 5200 lekë në muaj. Gjatë vitit 2020 paga mesatare bruto në vendin tonë fiksohej në 54,951 lekë në muaj, e cila përkthehet në 45,553 lekë neto në muaj në xhepat e një shqiptari mesatar. Me 5200 lekë shpenzime shtesë në muaj si pasojë e rritjes së çmimit të naftës, atëherë, impakti i rritjes së çmimit të naftës do të ishte rreth 11.4% e pagës. Pra, kaq do t`i kushtojë rritja e cmimit të naftës dhe benzinës një shqiptari mesatar që posedon një mjet personal për të qarkulluar.

Në terma të përgjithshëm, shqiptarët shpenzojnë rreth 110 mld lekë çdo vit hidrokarbure, ose rreth 900 milionë euro. Me rritjen e çmimit, ky shpenzim vjetor do të rritej me rreth 320 milionë euro.

Përllogaritja është gjithashtu e përafërt për shkak se jo të gjitha llojet e hidrokarbureve kanë të njëjtin çmim, por edhe për faktin se jo të gjitha llojet e automjeteve i nënshtrohen të njëjtit regjim tatimor sa i përket hidrokarbureve, por se gjihtsesi përjashtimet janë aq të vogla sa nuk kanë ndikim domethënës në shifrën totale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

12:12 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.