Korriku nisi me rritje të menjëhershme të rasteve të reja nga Covid-19. Epidemiologu Ilir Alimehmeti, thotë se kemi të bëjmë me një valë të re, për shkak të një varianti të Omicron. Për të edhe pse ka rritje, ky variant nuk shkakton forma të rënda dhe humbje jetësh.
“Është një valë e re e cila nuk ishte krejtësisht e paparalajmëruar. Kemi të bëjmë me një variant të Omicron, njihet si BA5. Filloi në Afrikën e Jugut në gjysmën e prillit, u rritën rastet deri në gjysmën e majit, ranë rastet deri në gjysmën e qershorit dhe nuk u pa ndonjë situate nga ato që kishim pare më përpara. Në Europë, Portugalia ishte e para, në fillim u rritën rastet dhe tanimë janë ulur. Gjermania, Francë, Itali. Sërish nuk sheh situate spitalore dhe të humbjeve të jetë. Tani, Shqipëria ka rritje të rasteve. Paçka se ka një rritje graduale të lehtë, nuk është ajo rritja eksponenciale që kemi parë në valët e tjera”, u shpreh Alimehmeti.