Në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u bëri thirrje deputetëve që të miratojnë projektligjin për rritjen e pagave, që sipas saj do të sjellë përmirësime të dukshme në jetët e qytetarëve.
“Ky projektligj e bën administratën më konkurruese në raport me ekonominë shqiptare, duke ndjekur urojmë rritjen e pagave për pjesën më konkurruese në sektorin privat, por edhe duke dhënë nxitje në të gjithë ekonominë, duke nxitur konsumin dhe rritjen ekonomike”, tha ministrja.
Sipas saj, pagat mesatare do të rritën në mënyrë të qëndrueshme, ndërkohë që ka pasur shumë diskutime. “Niveli i rritjes së tyre, siç parashtrova është shumë më i ulët se pjesa më e madhe e rritjes së pagave të funksionarëve publikë të domosdoshëm. Sot është një nga ditët më të shënuara për mua si ministre, por për të gjithë kabinetin qeveritar. Besoj se edhe për ju do të jetë një ditë e tillë”, shtoi ajo.
