Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rritja e pagës mesatare në Shqipëri, më e vogël se inflacioni në tre muajt e parë. Zhvlerësohet leku!

14:29 / June 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lek
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2022, është 59.242 lekë, raportoi INSTAT. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë paga është rritur me 5,8 %.

Ndërsa në raport me tremujorin e fundit të vitit 2021, paga mesatare ka rënë lehtë me 0.5%. Përgjithësisht në tremujorin e fundit pagat janë më të larta, për shkak të shpërblimeve të fundit vitit.

Pavarësisht aksionit antiinformalitet kundër nëndeklarimit të pagave, që mori vrull pas rrjedhjes së listës së pagave pak muaj më parë, sërish rritja e pagave nuk duket në nivele të larta.

Për më tepër, rritja e pagave me bazë vjetore është më e ulët sesa inflacioni, që i ka kapërcyer 6%, niveli më i lartë në 20 vjet (shënim i Monitor.

Bankierët më të paguarit, rriten pagat për IT

Sipas INSTAT, Gjatë tremujorit të parë 2022, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin “Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit” është 93 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa nëgrup aktivitetin “Bujqësi, pyje dhe peshkim” është 35,1 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të parë 2022 paga mesatare bruto për grup aktivitetin “Informacionit dhe komunikacionit” ka rritjen më të madhe prej 25,8 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka aktiviteti “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” prej 2,7 %.

Gjatë tremujorit të parë 2022, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup profesionin e “Manaxherë, Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” është 73,6 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin “Punëtorë (Profesione elementare)” është 37,8 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të parë 2022, paga mesatare mujore bruto për grup-profesionin e Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve ka rritjen më të madhe prej 9,7 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-profesioni i Specialistë me arsim të lartë prej 4,2 %./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.