Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rritja e sigurisë, Rama: Kamera inteligjente në akset rrugore, videoregjistrim në ambientet e shkollave

12:00 / September 20, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 18 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Albana Koçiut në pozicionin e ministres së Punëve të Brendshme, se transformimi teknologjik i gjithë sistemit të punëve të brendshme përmes inovacionit, është një tjetër problem shumë i madh. Duke folur për teknologjinë, Rama solli në vëmendje edhe marrëveshjen me Emiratet Arabe.

“Na janë dashur muaj të tërë, që mund të mbushin edhe vitin, për të konkluduar këtë sistem këtu, marrëveshjen më të rëndësishme për sigurinë, marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara, që tani më në fund u konkludua dhe që do të na japë mundësinë të kemi qytetet inteligjente, mbulim tërësor me kamera inteligjente: nga rrugët tek shkollat, brenda shkollës, brenda klasës, për të na dhënë një nivel sigurie të standardit më të lartë europian, një nivel sigurie që nuk e kanë edhe vende të mëdha europiane. Se është bekimi i teknologjisë, që mund të jesh një vend i vogël dhe që mund të jesh shumë mbrapa në raport me një vend të madh dhe shumë të zhvilluar, po teknologjia të jep mundësinë që ta kapërcesh edhe atë. Mirëpo, hajde gjeje me juristët e Punëve të Brendshme dhe me juristët e Policisë, një histori pa mbarim, sepse kjo administratë këtu dhe administrata atje te Lana, e Ministrisë së Jashtme, kanë një tabiat të vjetër: “Lëre siç është, se është më mirë; Mos i hy fare që të shohësh se si mund të bëhet më mirë, se më mirë s’ka, se pastaj bëhet më keq”, tha Rama.

Kryeministri Rama shtoi se “për t’i adresuar domosdoshmërinë kësaj sfide dhe ngritjes në një nivel tjetër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministrja sjell me vete një eksperiencë të gjatë në administratë. E ka filluar që nga niveli i parë, siç mund të jenë disa vajza të reja këtu, punonjëse të nivelit të parë; ka drejtuar për 10 vjet Departamentin e Administratës Publike të Republikës së Shqipërisë. Edhe në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ka demonstruar aftësi drejtuese dhe mbi të gjitha, këmbëngulje dhe motivim të njerëzve me të cilët ka punuar në të gjitha punët. Dhe ministrja do të duhet të udhëheqë si të gjithë ministrat e tjerë në fakt, përshkallëzimin e revolucionit digjital dhe futjen e inteligjencës artificiale edhe këtu në administratën e Punëve të Brendshme”.

“Nuk e kam fjalën për të krijuar një Diellë-polic këtu, por e kam fjalën për të futur inteligjencë artificiale në mënyrë që të rrisim parametrat e sigurisë në tërësi. Dhe këto parametra siç do ta them në një copëz që kam shkëputur nga programi, që nuk e prezantova dot dje, lidhen në pjesën më të madhe të tyre me punët e brendshme”, tha Rama. Kreu i qeverisë tha se do të ketë siguri më të lartë në rrugë, ku do të mbulohen me kamera inteligjente akset kryesore kombëtare dhe qytetet e mëdha si fillim.

akse rrugore Rama teklologjia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtare, Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri! Rutte: Data do të vendoset më vonë

16:00 / July 8, 2026

Nga Macron me syze të errëta te Rama me atletet e bardha, The Guardian veçon momentet më pikante nga Samiti i NATO-s në Ankara

14:14 / July 8, 2026

Atletet e Ramës tërheqin vëmendjen e Mark Rutte, ja si reagon Donald Trump

12:38 / July 8, 2026

Beqiri: Albin Kurti i dha mbështetje Berishës, protesta u përdor për interesa politike

12:02 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.