Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi krahasoi rritjen ekonomike të Shqipërisë në tremujorin e parë të vitit me vendet e Bashkimit Evropian. Ministrja tha se rritja ekonomike në Shqipëri shënoi 5.97% rritje në tre mujorin e parë, që është rritja e nivelit më e nivelit të lartë e krahasueshme dhe me vendet e BE ku mesatarja është 5.6 %.
E ftuar në emisionin ‘Pa protokoll’, ministrja sqaroi se këto të dhëna janë të dhënat e Eurostat dhe krahasimi bëhet me mesataren e 27 vendeve të BE-së.
“Për tre mujorin e parë Shqipëria tregoi se ka një indikator për rritjen ekonomike. Gjithë sektorët e ekonomisë patën një rritje. Konsumi i popullatës u rrit, por u ul ai i administratës publike. Po mendon qeveria për një paketë tjetër. Po mendohet së shpejti do të ketë informacion. Ato janë shifra që janë të publikuara nga Eurostat. Treguesit tanë janë 5.97 dhe treguesi i BE-së është 5.6, flasim për mesataren e vendeve të BE-së. Natyrisht që vendet shikojnë sa diferencë kanë midis mesatares dhe njëri tjetrit. Ndërhyrjet që ka bërë qeveria në ekonomi kanë dhe efekt.”- tha Ekonomi.
Duke u ndalur tek paketa e amnistisë fiskale, ministrja u shpreh se po rishikohet dhe po konsultohet me partnerët.
“Ishte një model i konsultimit publik. U pyet nga Këshillimi Kombëtar dhe mori përgjigje pozitive. Projektligj që u hartua dhe u diskutua me ekspertët shqiptarë. Është në konsultim, po diskutohet edhe me partnerët.”- u shpreh Ekonomi.