Shkon në 33 numri i viktimave të koronavirusit në vend, ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë një 69-vjeçar në Spitalin Infektiv. Ndërkohë që ka numër në rritje të të prekurve dhe vatra të reja në Tiranë. Bëhet fjalë për 25 raste pozitive, 24 në Tiraë dhe një në Durrës.
Në rastet e reja janë 15 të prekur në një call center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Kështu numri total shkon në 1029.
E PLOTE
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1 humbje jete, 25 raste të reja në 24 orët e fundit
Mirela Cami
Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht
përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet
S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19.
Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë.
Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.
Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të
një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi
epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.
Ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe
serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë
vendin është 1029. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të
tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën
vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19, prandaj
telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion
në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në
linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (26 Maj 2020)
Testime totale 14832
Testime molekulare 13506
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1029
Raste të shëruara 803
Raste Aktive 193
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 80
Durrës 54
Krujë 24
Shkodër 12
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Mirditë 1
Korçë 1
