Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Rritje historike e pagave për FA”, Peleshi dënon sjelljen në Kuvend: Nuk e them me mburrje që jam politikan

17:31 / November 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Peleshi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë seancës së sotme plenare ka cekur sjelljen e deputetëve në Kuvend.

Peleshi tha se gjuha e përdorur nga deputetët e të dyja palëve lë shije të keqe, teksa theksoi se nuk e thotë me mburrje që është politikan.

“Nuk presim duartrokitje nga opozita dhe natyrisht qeveria kur prezanton buxhetin e  ka të legjitimuar ta shoqërojë me optimizëm. Ju mund të mos e thoni që është një arritje historike për rritje pagave për të gjithë ushtarakët, që do të kenë 30% më shumë të ardhura në buxhet. Ju thoni që ky buxhet nuk sjell asgjë. Ja pra që kemi një sektor ku kemi një rritje 30% për të gjithë. Kemi një rritje të buxhetit prej 32% në total, 102% në zërin e investimeve. Është normale që të mos i lexoni ju këto shifra.

Por ajo që na lë shije të keqe është që debati politik bëhet sikur ne të jemi jo ligjbërës por ligjzbatues. Deri në vitin 2013 kishte njëfarë justifikimi gjuha e ashpër sepse e pranonim të gjithë bashkë që kishim një drejtësi të paformuar. Për këtë arsye iu futëm punës së bashku për ta reformuar sistemin. Një pjesë e madhe ka dalë jashtë sistemin për shkak të vettingut.

Kur do ndahemi ne si klasë nga kjo histori. Kur do bëjmë politikë për politika dhe jo akuza dhe kundër akuza, kur do ta ndalojmë që ne të na vi turp kur themi që jam politikan. Unë nuk e them dot me mburrje që jam politikan. Harrojmë që biem të gjithë në këtë peng. Nuk mund të pretendojmë që në krahun e majtë janë djajtë dhe në të djathtën engjëj. Jemi shqiptarë, klasa politike shqiptare. Na takon që nga një legjislaturë te tjera të bëjmë hapa përpara. Disa hapa ju mund ti bëni më mirë se ne, por për këtë duhet të bindni popullin. Kur ju nuk merrni votat nga populli thoni e ka gabim,”  tha Peleshi.

FA peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Përmbyllja e procesit të vetingut/ Peleshi: Reforma në Drejtësi ishte përballja me mosbesimin e qytetarëve

10:59 / June 17, 2026

Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE në Danimarkë, Peleshi: Zgjerimi, domosdoshmëri për sigurinë e Europës

13:51 / May 4, 2026

Peleshi nga Maliqi: Reforma territoriale duhet të jetë deri në fund bashkëpunim bipartizan! Nuk ka përçarje në PS, por diskutime

13:19 / March 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.