Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrjedhje informacioni për operacionin e SPAK? Zv/ministri e mohon: Policëve iu hoqën edhe celularët

08:43 / May 21, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2693
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër goditje ndaj krimit. Në operacionin e fundit të SPAK pas zbërthimit të aplikacioneve të enkriptuara u goditën disa grupe kriminale të fuqishme të cilat kishin si synim goditjen e njëra-tjetrës dhe duke sjellë në këtë mënyrë disa aleanca mes krimit që nuk ishin menduar më parë.

Ajo që bën përshtypje është fakti se një pjesë e madhe e personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arrest, nuk janë vënë dot në pranga duke u shpallur në kërkim. Kjo hedh dyshimet se mund të ketë pasur një rrjedhje informacioni në lidhje me këtë aksion.

Këtë pyetje ia drejtoi këtë të hënë gazetarja Klodiana Lala zv/ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari gjatë emisionit “Opinion”. Ky i fundit tha se edhe pse mendja të shkon fillimisht aty, Policia e Shtetit për këtë operacion ka pasur vetëm vendimin e gjykatës pa aktakuzën në dorë.

Po ashtu, ata nuk kanë qenë me telefona, por të monitoruar nga prokurorët e SPAK për ekzekutimin e masave të sigurisë. Prandaj ai theksoi se nuk mendon që në fazën e operacionit të SPAK të ketë pasur dekonspirim.

Klodiana Lala: Klodian Shahini dhe Henrigert Mitri kanë qenë të dy në detyrë dhe në informacionet që unë kam, Klodian Shahini është vëzhguar ditën përpara se të ndërmerrej operacioni. Si e shpjegoni faktin që i ka shpëtuar arrestimit? Ka qenë duke ardhur nga Dibra në drejtim të Tiranës, ka qenë në detyrë ndërkohë në orën 03:00 të mëngjesit kur policia ka vajtur në shtëpinë e vet është zhdukur. Dyshoni ju për një rrjedhje të operacionit në rastin konkret sepse të dy kanë qenë në detyrë.

Besfort Lamallari: Shiko, mendja të shkon fillimisht tek rrjedhja e informacionit, pra nga dekonspirimi i informacionit nga policia. Ajo çfarë mund të them me siguri është që në momentin që ka nisur operacioni, policisë i janë vënë në dispozicion masat e arrestit, pra vendimet e dispozitivit të gjykatës, pa të dhënat e tjera, jo aktakuza. Që do të thotë që nuk ka aty hapësirë për ndarjen e informacionit. Ka edhe një element tjetër të rëndësishëm. Nga 50 OPGJ të vënë në dispozicion nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me 30 oficerë të policisë gjyqësore të BKH-së, të monitoruar, pra të mbikëqyrur nga prokurorët e SPAK, u janë hequr dhe nuk kanë pasur telefonat, kështu që nuk ka rrjedhje të informacionit në fazat e zhvillimit të operacionit nga SPAK. Ajo që me të drejtë edhe mund të mendojë çdokush është se duke qenë se këta persona kanë qenë në komunikime me grupet kriminale, të cilëve u është nënshtruar kontroll i vendbanimeve të tyre, të cilët duke kuptuar se ku po bëhen këto kontrolle mund të jenë alarmuar.  

Sa i përket personave që nuk janë arrestuar, Lamallari tha se një pjesë e madhe rezultojnë shumë kohë më parë jashtë vendit. Po ashtu ai tha se është çështje ore që të vihen në pranga të tjerë persona që ndodhen në kërkim jashtë vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Po përgatisim një përgjigje ndaj përshkallëzimit të sulmeve ruse

20:26 / October 8, 2026

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026

Promovimi i Shqipërisë në Botë/ Aeroporti i Rinasit dhe Agjensia e Turizmit bashkëpunim për shtimin e turistëve

13:34 / October 8, 2026

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.