Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Rrjeti sizmik është përmirësuar, por Eurocodet në ndërtim po zvarriten për mbrojtjen nga tërmetet

08:57 / March 29, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
regles parasismiques eurocode 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 që i mori jetën 51 personave, rriti ndërgjegjësimin për të shtuar vëmendjen rreth ngjarjeve sizmike dhe pasojave të tyre.

Instituti i Gjeo-shkencave ka përmirësuar rrjetin fizik në stacionet e matjes dhe rikuperimin e ngjarjeve më të vjetra sizmike, por nga ana tjetër nuk po përshpejtohen proceset që kanë të bëjnë me përfshirjen e standardit të Eurokodit në ndërtim në legjislacionin shqiptar.

Instituti i Gjeoshkencave zhvilloi në Tiranë një simpozium shkencor rajonal, ku u diskutua më së shumti për rezultate kërkimore pas tërmetit të Durrësit. Nga janari 2021 filloi zbulimi dhe përpunimi automatik i ngjarjeve sizmike të cilat janë të ndërlidhura në mënyrë automatike me rrjetet rajonale dhe europiane të monitorimit të ngjarjeve sizmike.

Sizmologu Llambro Duni, sugjeroi që të avancohet me përfshirjen e eurokodeve në legjislacionin vendas. Zbatimi i Eurocodit 8 nuk është detyrues, pavarësisht se inxhinierët shqiptar përpiqen që ta zbatojnë. Mirëpo në kushtet kur aktivitet e ndërtimit posedohen nga persona që nuk janë me profesion inxhinierë dhe priren nga fitimet, Eurocodet duhet të jenë detyruese me ligj, tha ai.

Eurocode 8
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

10:12 / November 4, 2026

Travelbinger: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

10:11 / November 3, 2026

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.