Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Fake delivery”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve E.Ç, 45-vjeç dhe N.H, 58-vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja L.Ç, 45-vjeçe. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasi E.Ç, shërbimet e Policisë gjetën veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë, nga shtetasi N.H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të ndryshme të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg.
Postime te ngjashme
Add A Comment
