Të tjera video të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani kanë qarkulluar në rrjet. Ajo që bie në sy janë veshjet e shtrenjta dhe makina e shtrenjtë që ekspozon gjyqtarja.
Enkelejda Kapedani nuk ka kaluar ende vetingun, ndërsa ILD ka nisur një hetim ndaj saj, e cila aktualisht mban dhe postin e kryetares në detyrë të Gjykatës së Elbasanit.
Një ditë më parë aj deklaroi se videot i janë publikuar nga të tjerë dhe se nuk dispononte rrjet social tik-tok.