Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë qytetarët për një ditë të mbarë, me pamje nga punimet që po bëhen për ndërtimin e Rrugës së Arbërit:
“Rruga e Arbërit një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore, por merr formë dita ditës”. Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook pamje nga ndërtimi i rrugës, ndërsa shkruan se “po merr formë një tjetër urë pjesë në ndërtim përgjatë kësaj vepre të shumëpritur nga dibranët”.
