Një nga të arrestuarit e operacionit të koduar “Rruga e gabuar” është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit.
Edmond Omeri u arrestua në bazë të përgjimeve telefonike lidhur me rrjetin e trafikantëve që kalonin ilegalisht emigrantë në SHBA dhe BE, dhe sipas prokurorisë zeri rezultonte i tij.
Por në fakt nga verifikimet e bëra në gjykatë dhe bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore u zbulua se 52-vjeçari është memec.
Omeri u arrestua bashkë me 22 persona të tjerë, në fillim të muajit shkurt.
