TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rusia shton sulmet me raketa në Ukrainë

18:50 / June 26, 2022

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Kërkojnë ndihmë, 4 alpinistë bllokohen në Valbonë

18:36 / June 26, 2022

Greqi/ 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin

18:26 / June 26, 2022

Britania dhe SHBA ndalojnë importet e arit rus

18:14 / June 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Lajmet e Fundit

Rruga e re për Skënderbegas, Gjiknuri: Transformimi i lagjeve të Gramshit është i dukshëm, çojmë përpara projekte të tjera

18:35 / June 1, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Drejt përfundimit punimet në rrugën me gjatësi 4 kilometër të Njësisë Administrative “Skënderbegas”. Pas lotit të I dhe të II së shpejti fillojmë punimet për lotin e III për ta përmbyllur plotësisht këtë investim që u shërben qytetarëve të Gramshit. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarktu Elbasan bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Gramshit Klodian Taçe dhe deputetin e zonës Besian Ajazi inspektuan punimet të cilat po ecin me ritëm të lartë.
Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri u shpreh se transformimi i infrastrukturës në zonën e Gramshit nën qeverisjen socialiste këto 9 vitet e fundit është i dukshëm. “Ky është një ndryshim i jashtëzakonshëm. E kam filluar si deputet në këtë zonë dhe e di shumë mirë sesi ka qenë gjendja në këtë rrugë. Gramshi nuk ka patur fare infrastrukturë deri në vitin 2013. Gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste ndryshimet janë të dukshme. Gramshi është transformuar, me rrugën që lidh Gramshin me Banjën dhe Elbasanin, që nuk do mendohej se do ishte, por për shkak të interesit të qeverisë shqiptare u investuan mbi 50 milion euro për ta bërë të mundur atë rrugë”, theksoi ai.
Gjiknuri nënvizoi se qeveria i kushton një vëmendje të shtuar dhe investimeve në zonat rurale. Teksa siguroi dhe për përfundimin e projekteve të nisura, Gjiknuri u shpreh se investimet do të vijojnë dhe në vepra të tjera infrastrukturore. “Transformimi i lagjeve të Gramshit është i dukshëm. Më vjen mirë që projekti i Rilindjes Urbane është shtrirë dhe në zonat rurale. Kjo ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve. Sot kanë përfunduar dy lote të rrugës dhe së shpejti do përfundojë edhe loti i 3. Punët e nisura nuk do t’i lëmë në mes. Zona e “Skënderbegasit” është një zonë që ka prodhimtari, sidomos në frutikulturë. Nga kjo pikëpamje impakti ekonomik do të jetë shumë i madh dhe është bërë dhe ujësjellësi. Ju garantoj që me vëmendjen e qeverisë, progresi do vijojë të jetë i dukshëm. Së bashku do vijojmë të çojmë përpara projekte të tjera”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.
Kryetari i Bashkisë së Gramshit Klodian Taçe u shpreh se rruga i shërben jo vetëm zonës së “Skënderbegasit”, por e lidh atë dhe me Skraparin. “Fshatrat e Skraparit të gjitha shërbimet i marrin në Gramsh. Ky është loti i dytë. Përveç rrugës në Njësinë Administrative “Skënderbegas” kemi ndërtuar edhe rrjetin e ujësjellësit”, nënvizoi Taçe.
Deputeti, Besian Ajazi deklaroi se rruga e re u vjen në ndihmë dhe fermerëve të zonës për të shitur prodhimet e tyre. Ai theksoi se një investim i shtuar i zonës është dhe rrjeti i ri energjetik. “Kanë mbetur edhe 5-6 kilometra për të përfunduar e gjitha. Përveç lëvizjes së banorëve kjo rrugë shërben edhe për transportimin e mallrave të fermerëve të cilat i tregtojnë prodhimet e tyre në qytet. Është padiskutim një investim i shtuar për zonën edhe rrjeti elektrik”, tha deputet Ajazi.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pagat e reja nga 1 korriku, ja sa do të paguhen nga ushtari i parë te Gjenerali

20:22 / June 25, 2022

Gabim i rëndë strategjik i kryeministrit Edi Rama

19:32 / June 24, 2022

Veliaj me drejtoreshën e BERZH: Bashkëpunim për kthimin e Bregut të Lumit në park linear me pemë

13:53 / June 24, 2022

“Lulzim Basha, një këlysh që u rrit e u bë buçe”- Kryemadhi akuzat ish kreut të PD: Na vodhi 4 mandate dhe ia dha Ramës

22:10 / June 23, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Greqi/ 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin

18:26 / June 26, 2022

E rëndë në Elbasan, 16-vjeçarja i jep fund jetës

18:05 / June 26, 2022

Tirana e boshatisur, qytetarët preferojnë plazhet

17:52 / June 26, 2022
Te fundit

Rusia shton sulmet me raketa në Ukrainë

18:50 / June 26, 2022

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Kërkojnë ndihmë, 4 alpinistë bllokohen në Valbonë

18:36 / June 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.