Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rruga më problematike për gara shpejtësie, ja çfarë zbuloi policia. Paralajmëron se…

09:12 / February 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia rrugore kontroll naten
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore vijon monitorimin e aksit Sauk-Teg si një nga rrugët më problematike në Tiranë ku dhe herë pas here kalohen limitet e shpejtësisë. Jo pak njerëz kanë humbur jetën në këtë aks.

Kështu gjatë monitorimi për rreth 4 orë gjatë natës policia zbuloi mjete që ecnin me shpejtësi 158 km/h, duke evidentuar katër shkelës, njërit prej të cilëve iu tërhoq leja e drejtimit.

Policia Rrugore bën të ditur se do të vijojë dhe gjatë javës me monitorime të befasishme të rrugëve.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2740434592842967/

POSTIMI I POLICISE

Sauk-Teg

Vijon monitorimi me radar i segmentit që deri pak javë më parë shumë drejtues mjetesh e përdornin për gara shpejtësie.

Në këtë aks ku si rezultat i monitorimit të pandërprerë më radar u pezulluan qindra leje drejtimi gjatë tre muajt e fundit, tashmë është në normalitet. Drejtues mjetesh që respektojnë sinjalistikën.

Për 240 minuta monitorim me radar u evidentuan vetëm katër shkelës të sinjalistikës për shpejtësi, nga këta: tre me masë administrative pa masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit dhe një për shpejtësi tej normave të lejura 158 km/h, të cilit ju tërhoq leja e drejtimit.

Lajm shumë i mirë për të gjithë. Tashmë vëmendje e kontroll të pandërprerë edhe në rrugët interurbane Tiranë- Durrës – Tiranë, Elbasan , por jo vetëm, kontroll në ditët në vijim me radar në të gjithë vendin.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, do zhvillojnë monitorime e kontrolle të befasishme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Shpejtësia vret jetë, shpejtësia s’të çon në destinacion, shpejtësia të lë me këmbë pasi patentën ta merr polici, rregulli të garanton jetën, destinacionin dhe patentën.

Drejtues mjetesh, respektoni sinjalistikën, mbroni jetën e pastaj mbroni dhe patentën, por mbroni jetën tuaj e të përdoruesve te tjerë të rrugës.

Radari dhe Polici rrugor tashmë janë kudo, mos u befasoni por respektoni rregullat e kodit rrugor, që të arrini në destinacion shëndoshë dhe me patentën në xhep.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera

17:00 / August 16, 2026

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarve

15:56 / August 16, 2026

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

15:21 / August 16, 2026

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari

14:39 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.