Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rruga Orikum-Radhimë do të ketë dhe korsi biçikletash

13:11 / February 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga segmentet rrugorë me më shumë trafik përgjatë verës do të pësojë ndryshime në vijim falë një projekti që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas dokumenteve projekti nis nga dalja e Tunelit në Ujin e Ftohtë e deri në Marinën e Orikumit. Ndër të tjera projekti parashikon që të ndërhyhet në disa aspekte duke përfshirë edhe një korsi biçikletash me gjatësi 5.3 kilometra.

Objektivi kryesor i projektit është rimodelimi i segmenteve të lartpërmendur të bregdetit të Rivierës së Vlorës përmes a) Krijimit të një korsie biçikletash të vazhdueshme dhe ndërhyrjeve përgjatë rrugës ekzistuese për rritjen e aksesit dhe parkimit b) rikualifikimi i plazheve përmes peizazhit, punime të vogla marine dhe shërbime publike c) rehabilitimi dhe valorizimi i zonave të gjelbërta përmes përmirësimit te peizazhit. Pika e fortë e dhuruar nga natyra do të shërbejë për brandimin e Rivierës së Vlorës si destinacion i dalluar për turizmin bregdetar dhe në këtë mënyrë do të sigurojë sukses në zhvillimin ekonomik të zonës dhe më gjerë duke krijuar plazhe tipike që synojnë tregun rajonal” thuhet në dokument.

Aktualisht FSHZH po kërkon operatorin që do të bëje projektimin e rikualifikimit të zonës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum. Kjo zonë projektimi përfshin një gjatësi totale të zonës së rikualifikimit të vijës bregdetare: 5.9 km, një gjatësia totale e korridorit të biçikletave/këmbësore: 5.3km, gjatësia totale e shëtitoreve të reja bregdetare: 5 km dhe sipërfaqja totale e zonave të ndërhyrjes së peizazhit dhe rimodelimit të plazhit: 26hektarë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në hotelin në Vlorë vë në lëvizje institucionet, shtohen kontrollet në hotele

18:00 / August 17, 2026

Humb jetën në avion 85-vjeçari shqiptar gjatë uljes në aeroportin e Bolonjës

13:00 / August 17, 2026

Përplasje e fortë e automjeteve në aksin Shëngjin-Lezhë, 2 fëmijë mes të plagosurve

08:15 / August 17, 2026

Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë

13:09 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.