Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Rrugaç je ti more?? Nuk je polic jo, je debil”, efektivi nervozohet, rrëzon në tokë dhe gati sa nuk hedh në humnerë gazetaren (Video)

19:49 / November 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rrezimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesmeni nga Tirana Ruzhdi Hoxha u gjet i vrarë mesditën e sotme në periferi të Tiranës, në zonën e Qafë Mollës, Dajt. Trupi i tij u gjet i mbuluar me zhavorr dhe gurë, nën një shkëmb, nga qentë e Institutit të Policisë, për shkak se autori/ët ishin përpjekuR të mos linin gjurmë.

Për shkak të interesit të lartë, atje kanë shkuar gazetarët e kronikës.

Teksa prisnin në rrugën e Dajtit, jashtë shirit të vendosur nga Policia, ka ndodhur një incident. Një prej efektivëve është nervozuar nga mediat e gazetarët dhe ka shtyrë dy prej tyre. Gazetarja Anila Hoxha dhe operatori që e shoqëronte janë rrëzuar në tokë, në një rrëpirë të thellë buzë rrugës kryesore.

Kolegët e tjerë u kanë dhënë ndihmën duke i nxjerr sipër, ndërkohë që polici ka vazhduar me arrogancë duke mos përfillur fare mediat që ndodheshin aty, sikur të mos kishte bërë asgjë. Në fakt siç duket dhe nga pamjet, asnjë prej dhjetëra gazetarëve e operatorëve të pranishëm nuk pengon punën e Policisë. Qëndrojnë jashtë shiritit.

“Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil. Shtyn gazetarët ti injorant. Ti nuk je polic jo. Nuk je polic. Nuk ke faj ti, faj kanë ata që të mbajnë në punë. Do të denoncoj.

Shtyu operatorin. Ça është ky rrugaç more. Më hodhe në humnerë more. Nuk po bëja asgjë. Nuk po bëja asgjë. Unë jam njeri që nuk i sulmoj policët. Po qëndronim te shiriti. Na hodhi në humnerë more. Na shtyhu të dyve”, i drejtohet kolegia Anila Hoxha efektivit që e rrëzoi. (Në video, nga minuta 01.20).

Gjatë sitës së sotme në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe Sali Berisha, duke akuzuar policinë.

rrezon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.