Policia Rrugore njofton se ka nisur një aksion për të kontrolluar shoferët e transportit publik.
Sipas policisë 90 shoferë janë ndëshkuar për shkak se janë kapur me shkelje të ndryshme.
Konkretisht, 12 drejtues autobuzash të pa pajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar, 34 drejtues autobuzash të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit, si dhe 44 drejtues autobuzash të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse.
