Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ruçi dëgjon këshillën e Metës, takohet me sizmiologun grek, ja çfarë biseduan

11:05 / December 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1577008276 ruci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi sot në mëngjes një takim me sizmologun grek Spiros Pavlidis. Kryetari Ruçi e falenderoi profesorin Pavlidis mbi kontributin e tij në studimin e hartës dhe dukurive sizmike të Shqipërisë si edhe për mesazhet e qarta për shkencëtarët, politikanët dhe qytetarët shqiptarë pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Tërmeti i 26 nëntorit më ka shtyrë mua personalisht, por edhe si Kryetar i Kuvendit, të reflektoj mbi nevojën e rishikimit të legjislacionit e procedurave, jo vetëm në fushën e ndërtimeve, por në të gjitha marrëdhëniet e veprimet tona mbi natyrën dhe burimet e saj. Unë kam vlerësim të lartë për punën tuaj si edhe të gjithë ekspertëve grekë dhe bashkëpunimin tuaj rezultative me Parlamentin dhe Qeverinë, për të hartuar legjislacionin, procedurat dhe rregulloret antisizmike. Prandaj, e konsideroj të nevojshme rishikimin e kujdesshëm të legjislacionit mbi tokën, mjedisin, ndërtimet, ujrat, parandalimin e fatkeqësive natyrore e çështje të tjera që lidhen me natyrën, burimet, pasuritë, por edhe dukuritë e saj. Asnjë paragraf i legjislacionit tonë nuk duhet të devijojë nga mirëkuptimi me natyrën dhe ligjësitë e saj. Kuadri ynë ligjor duhet të respektojë në mënyrë rigoroze ligjësitë e saj dhe rezultatet e shkencave natyrore, gjeologjike, fizike etj. Për këtë do të mirëprisnim edhe kontributin tuaj si edhe të universiteteve dhe ekspertëve të shquar grekë dhe nga vende të tjera.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

LEXO EDHE:
Rindërtimi pas tërmetit, Xhaçka: Nisim shumë shpejt, prioritet familjet me fëmijë të vegjël
Profesori Pavlidis vlerësoi qasjen dhe theksoi se duhet një bashkëpunim shumë i ngushte midis shkencëtarëve sizmologë, gjeologë, inxhinierë dhe politikanëve e ligjvënësve. “Greqia dhe Italia kanë përvoja të shkëlqyera në studimin e dukurive sizmike, mbrojtjen prej tërmeteve, kufizimin e pasojave të tyre dhe edukimin e popullsisë me kulturën antisizmike. Ju kini shkencëtarë të shquar, me të cilën ne kemi bashkëpunuar dhe po bashkëpunojmë. Legjislacioni dhe rregulloret greke dhe italiane mund të përshtaten mjaft mirë për Shqipërinë sepse jemi në të njëjtën zonë sizmike. Kjo gjë duhet bërë menjëherë. Legjislacioni dhe rregulloret duhet të parashikojnë dy aspekte: të gjitha ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike, ndërsa ndërtimet ekzistuese duhet të kontrollohen nga aftësitë e tyre për të përballuar lëkundje të mundshme sizmike, karakteristike për zonën sizmike ku bën pjesë Shqipëria. Ju keni një hartë sizmike të hartuar nga sizmologë të shquar shqiptarë, por mendoj se kjo hartë duhet të detajohet në harta zonale për të gjithë territorin e vendit.Përveç kësaj, duhet të bashkëpunojmë për të kultivuar kulturën sizmike të popullsia dhe çlirimin e saj prej stresit që shkaktojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore”, nënvizoi profesori Pavlidis. Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe profesori Spiros Pavlidis diskutuan edhe mbi aspekte e detaje të tjera të konsolidimit të masave kundër tërmeteve dhe kultivimit të kulturës sizmike të shoqërisë.

RUCI sizmiologu Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.