Mes protestës së opozitës, Kuvendi pritet që të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare. Edhe pse rregulli e ka pasur që ajo të mblidhej të hënave apo të enjteve, për shkak të zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur ajo është zhvendosur për të martën, raporton tirananews.al
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka firmosur edhe urdhrin për rendin e ditës për seancë plenare, ku bie në sy dy prej ligjeve, ai për koncensionet dhe ai për letër njoftimet elektronike.
Për koncensionet opozita ka lëshuar një sërë akuzash ndaj qeverisë. / tirananews.al
Rendi ditës:
• Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”
• Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar
• Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar
• Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, për shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, daktiloskopike dhe të të dhënave të regjistrimit të automjeteve, dhe marrëveshjes së saj zbatuese”
• Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes për bashkëpunimin teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë, ratifikuar me ligjin nr. 66/2017”
• Projektvendim “Për miratimin e planit vjetor për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021”
• Projektrezoluta “Për njohjen dhe mbështetjen e veprimtarisë së mbrojtësve të të drejtave të njeriut, në promovimin, nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë”
• Për votim: Projektvendim “Për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar
• Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës
• Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.