Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ruçi uron Daçiç, e fton të marrë pjesë në forumin kundër anti-semitizmit

16:59 / October 24, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gramoz ruci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër kreut të Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Ivica Daçiç për zgjedhjen e tij në këtë detyrë.

Ai e fton homologun e tij të marrë pjesë në Forumin e parë Ballkanik kundër Anti-Semitizmit, i cili do të organizohet online, më 28 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit.

Letra e plotë:

Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e lartë të Presidentit të Asamblesë Kombëtare të Serbisë, ju uroj suksese në përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë po njohin zhvillime të reja, duke i shërbyer bashkëpunimit dypalësh e rajonal si edhe sinergjive për evropianizimin e rajonit.

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar kohët e fundit po shënon  rritje të ndjeshme në fusha si tregtia, turizmi, energjia, transporti etj.

Shqipëria ka përshëndetur marrëveshjet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga ShBA dhe mbështet dialogun midis të dy vendeve, ndërmjetësuar nga BE.

Bashkëpunimi parlamentar ka njohur gjithashtu rritje, pas vizitës së Kryetares së Asamblesë Kombëtare në Tiranë, në mars 2015 dhe disa takimeve të nivelit të lartë  në aktivitete ndërkombëtare shumëpalëshe. Kam bindjen se bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare të Serbisë do të vijë duke u zgjeruar e forcuar.

Dëshiroj t’ju bëj me dije se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit,  do të organizojnë Forumin e parë Ballkanik 2020 kundër Anti-Semitizmit (online) më 28 tetor 2020, i cili synon të krijojë një front të bashkuar të vendeve ballkanike për të punuar bashkarisht kundër anti-semitizmit.

Në Forum do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe kryetarët e parlamenteve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli. Të ftuar dhe folës specialë në Forum do të jenë Sekretari i Shtetit i  ShBA, z. Michael R. Pompeo,  dhe Presidenti i Parlamentit Europian, z. David Maria Sassoli.

Do të ishim të nderuar me praninë tuaj në këtë aktivitet përmes një përshëndetjeje ose video-mesazhi të regjistruar.

Gjithashtu, dëshiroj tju bëj me dije se më 22 tetor 2020, Kuvendi i Shqipërisë adoptoi Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u votua? Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e grupit parlamentar

22:00 / November 16, 2026

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.